Sot në mbledhjen e nëntë të rregullt të Kuvendit Komunal, me shumicë votash u miratua buxheti për vitin fiskal 2025 në shumë prej 3,615,457.00 €, i cili përfshin:
Infrastrukturë rrugore,
Arsim cilësor,
Shëndetësi dhe Mirëqenie,
Zhvillim ekonomik dhe turizëm,
Shërbimet publike,
Shërbime komunale ndaj qytetarëve,
Rini dhe Sport,
Kulturë,
Bujqësia dhe Zhvillimi Rural.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm nuk përjashton asnjë lokalitet të komunës tonë, është gjithpërfshirës në hapësirë e në kohë, si dhe i bazuar konkretisht në nevojat dhe kërkesat e qytetareve/ëve, brenda kufijve buxhetorë të komunës tonë.
Falënderoj Kryesuesin e Kuvendit z. Florim Shkreta dhe asamblenë komunale të cilët me shumicë votash bënë miratimin e buxhetit, duke e vlerësuar si të hartuar në mënyrë të drejtë.
Bashkë për jetësimin e projekteve për të mirën e qytetarëve që i kanë besuar programit tim qeverisës.