Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim 15 prodhues dhe fermerë vendorë, të cilët prezantuan me krenari produktet e tyre cilësore, duke dëshmuar potencialin dhe vlerat e bujqësisë sonë lokale.
Ky panair ishte një mundësi e shkëlqyer për promovimin e prodhimeve vendore, krijimin e lidhjeve mes prodhuesve dhe qytetarëve, si dhe për të inkurajuar konsumimin e produkteve të freskëta dhe me cilësi nga fermerët tanë.
Falënderojmë të gjithë prodhuesit pjesëmarrës, qytetarët që vizituan panairin, si dhe partnerët tanë LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit dhe IKC – Initiative for Kosovo Community, për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.
Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e prodhuesve dhe fermerëve tanë, si një shtyllë e rëndësishme për forcimin e prodhimit vendor