Kohëzgjatja e ndeshjeve:
• Ndeshjet e zakonshme: 2 pjesë x 15 minuta, me pushim 5 minuta ndërmjet pjesëve.
• Gjysmëfinalja dhe finalja: 2 pjesë x 20 minuta, me pushim 5 minuta ndërmjet pjesëve.
Numri i lojtarëve në fushë:
• Për çdo ekip lejohet maksimumi 6 lojtarë në fushë (5 lojtarë + 1 portier).
Paraqitja e ekipit:
• Çdo ekip duhet të dorëzojë listën me 10 emra të lojtarëve para ndeshjes së parë.
• Vetëm lojtarët e listës mund të marrin pjesë në ndeshje.
Topi i lojës:
• Përdoret top i madhësisë 5.
Zëvendësimet:
• Zëvendësimet janë të pakufizuara dhe mund të bëhen në çdo moment gjatë lojës, me kusht që lojtari që del të largohet nga fusha para se të hyjë tjetri.
Kartona dhe masa disiplinore:
• Kartoni i verdhë: paralajmërim. Në rast të dy kartonëve të verdhë, lojtari largohet nga loja dhe nuk lejohet zëvendësim.
• Kartoni i kuq: lojtari largohet nga loja pa të drejtë zëvendësimi dhe e humb ndeshjen e radhës.
Barazimi:
• Në të gjitha fazat (duke përfshirë gjysmëfinalen dhe finalen), në rast të barazimit shkohet direkt në goditjet e penalltive:
– 3 goditje për çdo ekip fillimisht.
– Pastaj goditje alternuese (1-1) derisa të përcaktohet fituesi.
Të tjera:
• Për çdo rast të pazgjidhur nga këto rregulla, vendos organizatori i turneut.