Organizuar nga Zyra e OSBE-së Gjilan, sot në komunën e Hanit të Elezit është mbajtur Tryeza e rrumbullakët që ka të bëjë me “Fuqizimi i transparencës dhe qasjes në dokumente publike”.
Pjesë e kësaj tryeze ishin përfaqësuesi o OSBE-së, zyrtarë komunal, përfaqësues të OJQ-ve dhe shoqërisë civile, Grupi jo formal i grave, kryetarë të fshatrave dhe vendbanimeve të komunës së Hanit të Elezit.
Pjesë e panelit prezantues ishte nënkryetari i komunës z.Menduh Vlashi dhe zyrtari i OSBE-së, Faruk Demaku.
Për të kontribuar në këtë tryezë me fjalë rasti është prezentuar edhe kryetari i komunës Rufki Suma i cili tha se ne si qeveri komunale në kuadër të angazhimeve tona jemi duke u munduar që të krijojmë lehtësira për qytetarët, që për çdo aktivitet që zhvillohet brenda komunës ata të jenë të informuar me kohë dhe saktë.
Mirëpo tha z.Suma në këtë drejtim kontribut shumë të madhë mundë të japin OJQ-të dhe shoqëria civile por edhe të gjithë qytetarët të cilët përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në debatet dhe tubimet publike të kenë mundësinë që të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Ndërsa zyrtari i OSBE-së, Faruk Demaku tha se qëllimi e kësaj tryeze është që të nxisë akterët lokalë, Institucionet, OJQ-të, shoqërinë civile në mundësin e tyre për të fuqizuar transparencën përmes mekanizmave të cilat i mundësojnë ligjet në fuqi siç është Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Menduh Vlashi, nënkryetarë i Komunës së Hanit të Elezit tha se në bazë të vlerësimeve si të institucioneve vendore por edhe të monitorimeve nga OJQ-ë të ndryshme komuna e Hanit të Elezit është vlerësuar pozitivisht sa i përket transparences komunale.
Për gjendjën në komunën e Hanit të Elezit si dhe për praktikat dhe mekanizmat e komunës në raport me komunikimin me qytetarë të pranishmit i njoftoi zyrtari për komunikim i kësaj komune. Në prezentimin e tij ai u përqendrua në aspektet ligjore që kanë të bëjë me transparencën, publikimin e rregulloreve, vendimeve dhe dokumenteve tjera në web-faqen zyrtare dhe format tjera përmes rrjeteve sociale dhe publikimeve periodike .
Nga debati rreth gjendjes së tanishme të transparencës, informimit dhe komunikimit me qytetarë në komunën e Hanit të Elezit u nxorrën edhe rekomandimet për planifikimet dhe strategji të përbashkëta për fuqizimin e transparencës në komunë.