Ferizaj 29.11.2011
Forumi për Iniciativa qytetare (FIQ) dhe Saferworld organizuan tryezën me temën “ Zbatimi i metodologjisë së re të policimit dhe ndërlidhja me punën e KKSB-ve”,
Kjo tryezë është organizuar me qëllim të diskutimit të zbatimit në praktikë të metodologjisë së re të policimit në komunitet, si dhe ndërlidhjes së punës së KKSB-ve me këtë qasje të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrës për këtë tryezë ishin të ftuar nga MPB, PK, MAPL, KKSB Ferizaj, KKSB Shtime,KKSB Hani i Elezit, Policisë së Eulexit dhe të shoqërisë civile.
Nazim Haliti nga FIQ-i, tha qëllimi i kësaj tryeze është prezantimi i kësaj strategjie, si po zbatohet kjo metodologji,cilat janë efektet fillestare si dhe të diskutohet puna e KKSB-ve në mbështetje të policisë për zbatimin efektiv të metodologjisë se policimit në komunitet .
Kolonel Fahredin Verbovci, shef i Departamentit për Çështje të Komunitetit në Policinëe Kosovës, tha se kjo metodologji është një standard te cilën janë duke e zbatuar shtete e zhvilluara por se ajo qe ne kemi filluar te zbatojmë është një produkt kosovar pasi që e kemi adoptuar në rrethanat dhe specifikat e vendit tone. Kjo metodologji ka filluar se pari si pilot projektë në qershorë ne katër komuna të Kosovës por se nga shtatori i këtij viti kjo metodologji ka filluar te zbatohet në gjithë vendin.
Tërë konceptin e kësaj metodologjie e kemi ndarë në katër faza dhe atë në ;Pregaditjen,Implementimin,Vlerësimin dhe Modifikimin.Mund te them se përkundër vështërsive fillestare kemi kaluar dy fazat e para dhe se tashme jemi duke hyrë në fazën e vlerësimeve të para të zbatimit të kësaj metodologjije
Kolonel Izet Hazizi Drejtor i Policisë Regjionale të Ferizajt tha se kjo metodologji ka filluar së zbatuari në Regjionin e Ferziajt dhe se përvojat e para munde ti vlerësojmë si pozitive dhe inkurajuese.
Edhe pse jemi ne fillimin e zbatimit të kësaj metodologjie tashme kemi analizat e para ,por se ne implementimin e kësaj ideje gjithsesi se roli i KKSB-ve, komunikimi me qyetarët,si dhe ndihma e OJQ-ve do te jet shumë e rëndësishme.
Zyra për informim