Pas trajnimit të suksesshëm që ofroi Shoqata e Pensionistëve të TMK FSK dhe Simpatizantëve ELITA për stafin teknik të shkollave lidhur me përdorimin e bombolave kundër zjarrit fillestar, sot u takuam sërish me përfaqësuesit e kësaj Shoqate, njëherit edhe bashkëluftëtar të UÇK-së dhe kolegë gjatë shërbimit në TMK.
Diskutuam se sa shumë ka ndikuar për mirë trajnimi i ofruar nga shoqata tek punëtorët teknik të shkollave, por diskutuam edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit të sërishëm.