Njoftohen të gjithë të interesuarit/at se Zyra e Kryetarit ka paraqitur kërkesë pranë Agjencisë së Punësimit të Kosovës për angazhimin e praktikantëve në Komunën e Hanit të Elezit. Kjo kërkesë është aprovuar nga Agjencia e Punësimit.
Kriteret për aplikim:
Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
Të jetë i/e diplomuar në një nga fakultetet brenda ose jashtë Kosovës;
Të jetë i/e regjistruar në Zyrën e Punësimit.
Afati për aplikim është nga data 01.04.2026 deri më 08.04.2026, në orën 15:00.
Të gjithë të interesuarit/at duhet të aplikojnë pranë Zyrës së Punësimit në Han të Elezit.”