Ke një ide biznesi që pret të marrë jetë? Tani është koha e duhur!
🏛️ Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komuna Hani i Elezit hap Thirrjen Publike për mbështetjen e bizneseve start-up dhe bizneseve ekzistuese për vitin 2026.
📈 Synimi është të nxitet zhvillimi ekonomik lokal përmes përkrahjes së ideve të reja, inovative dhe të qëndrueshme, duke krijuar më shumë mundësi dhe vende pune.
🔸 Fondi në dispozicion për këtë thirrje është 25,000.00 €, dedikuar për iniciativa që sjellin ndryshim.
🗓️ Afati i fundit për aplikim:
14 prill 2026, ora 16:00.
🔗 Udhëzuesi për aplikim:
https://haniielezit.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/03/1.-UDHEZUESI-PER-APLIKIM-KOMUNA-HANI-I-ELEZIT-1.pdf