Demokraci Plus (D+), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë, janë duke implementuar programin e punës praktike në nivel lokal, që ka për qëllim promovimin e pjesëmarrjes së të rinjëve në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes përmes një qasjeje të pjesëmarrjes ndërvepruese të bazuar në parimin “të mësosh duke bërë” dhe të pajisjes së tyre me aftësi e njohuri të përshtatshme që mund të barten tek të tjerët.
Këtë vit, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet komunale, përfshihet edhe Komuna Hani i Elezit dhe organizatat partnere të shoqërisë civile (OSHC), OSBE do të mbështesë organizimin e një programi pesëmujor të punës praktike për 15 të rinj dhe të reja të moshës 20 deri në 24 vjeç. Çdo kandidati/eje të përzgjedhur do t’i jepet si kompensim një shumë e përgjithshme prej 142.5 euro (bruto) për person/muaj për mbulimin e shpenzimeve të transportit. Kompensimi do të bëhet çdo muaj pas dorëzimit të listave të nënshkruara të paraqitjes në vendin e punës praktike. Afati i fundit për aplikim 19.05.2024.
Për informata të mëtutjeshme: https://dplus.org/…/thirrje-e-hapur-per-15…/18415/