Dje në Ferizaj, u themelua Qendra për Zhvillim Rajonal për Rajonin e Ferizajt, një mekanizëm institucional që synon të forcojë bashkëpunimin ndërkomunal dhe të koordinojë projektet zhvillimore, aktivitetet, punët publike dhe investimet strategjike në komunat e Rajonit të Ferizajt.
Bashkë me mikun tim, Kryetarin e Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliun, në këtë ngjarje morën pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Dula, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Arton Konushevci, si dhe kryetarët e komunave, nënkryetarët dhe drejtorët e Drejtorive për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm nga komunat e Rajonit të Ferizajt.
Themelimi i kësaj qendre synon të krijojë një platformë të përbashkët për planifikimin dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin ekonomik të gjithë rajonit