Hani i Elezit 16.12.2011
Fabrika e Çimentos ,,Sharrcem” për shumë vite të veprimtarisë së saj ka qenë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të Hanit të Elezit dhe më gjerë.
Gjatë gjithë kësaj kohe kjo fabrikë ishte edhe donatorë i rëndësishëm për shumë projekte si në komunën e Hanit të Elezit, por edhe në rajone tjera të Kosovës duke kontribuar dhe përkrahur si projekte të infrastrukturës po ashtu edhe ngjarje dhe zhvillime kulturore – artistike dhe sportive.
Me gjithë ndërrimin e menaxhmentit të kësaj kompanie vitin e kaluar ,sipas informatave nga kjo kompani ,vazhdojnë të arrijnë kërkesa nga më të ndryshme për përkrahje financiare , përkrahje për ndonjë projekt deri të kërkesat për nevojat individuale.
Kjo mbase ishte edhe arsyeja që kjo kompani ti drejtohet komunës së Hanit të Elezit me propozim që të formohet një bord i përbashkët ku do te trajtoheshin këto kërkesa si dhe të propozonin mënyra dhe forma më konkrete të bashkëpunim të kësaj kompanie me komunitetin e komunës së Hanit të Elezit.
Për tu arritur deri te një format institucional të këtij bashkëpunimi sot është mbajtur edhe takimi i parë iniciues i këtij bordi ,ku është dakorduar që ky bord të përbëhet prej nëntë anëtarëve dy prej të cilëve do të jenë nga kompania,, Sharrcem’’ ,katër anëtarë nga komuna e Hanit të Elezit si dhe tre anëtarë nga komuniteti .Bordi do të ketë për detyrë të përzgjedhë se cilët projekte apo kërkesa janë më prioritare për tu financuar nga buxhet i kompanisë ,,Sharrcem” qëdo të alokohet në periudha tre mujore ndërsa shuma e këtij fondi do të varet nga gjendja e likuiditetit të kompanisë.
Takimi i sodit, i cilësuar si iniciues ,vendosi që në takimin e radhës të formalizohet ky bord si dhe të zgjedhe organin drejtues me që rast pritet edhe të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ku do të specifikohen planet edhe përgjegjësit e Bordit të ardhshëm.
Ne këtë takim përveç anëtareve të propozuar për themelimin e këtij Bordi ishin prezent edhe Kryetari i komunës Rufki Suma si dhe menaxheri i kompanisë ,,Sharrcem ‘’ z.Emanuel Mitsou të cilët dhanë përkrahjen e tyre për themelimin e këtij bordi duke u shpresuar se ky bord do të jetë në nivelin e përgjegjësisë dhe të angazhohet që të vendosë në mënyrë të drejtë për prioritetet e bashkëpunimit të,, Sharrcemit” me komunitetin e komunës së Hanit të Elezit.
Zyra për informim