Hnai i Elezit 28.01.2011
Në sallën e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit sot në vend të këshilltarëve të kuvendi t ishin të ulur të rinjët e Komunës së Hanit të Elezit për të themeluar Asamblenë e të rinjve .
Këtë takim ku prezantuan Kryesuesi i Kuvendit të të rinjve të Republikës së Kosovës Kreshnik Cukaj, Kryesuesi Leutrim Sahiti dhe Sekretari i Kuvendit Leutrim Doshlaku i përshëndeti Kryetari i Komunës Rufki Suma me ç’rastë i përgëzoi për idenë e tyre që të gjitha komunat të kenë edhe Asamblenë e të rinjve dhe premtoi se Komuna e Hanit të Elezit me shumë dëshirë do ti përkrahë të gjitha aktivitetet edhe iniciativet e tyre.
Në pjesën e punuese të këtij Kuvendi ,pas verifikimit të pesëmbdhjet anëtarëve të Asamblesë së të rinjve dhe miratimit të Rregullores së Punës së Asambleve Rinore të Komunave të Kosovës ,për kryetarë të Asamblesë së të rinjve të Komunës së Hanit të Elezit u zgjodh Flamur Vlashi ,ndërsa për delegatë ne Asamblenë Rinore të Komunave të Kosovës u zgjodh Arbnora Kaloshi.
Zyra për Informim