Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Flora Brovinës, një grua e jashtëzakonshme, mjeke, poete dhe veprimtare e përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Flora Brovina do të kujtohet për kontributin e saj të çmuar në shërbim të vendit dhe për qëndresën e saj në ditët më të vështira të historisë sonë të re.
Në këto momente të dhimbshme, në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Brovina, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Flora Brovinën