Hani i Elezit – 04.02.2011
Me qëllim të plotësimit të vendeve të lira në Strukturën e FSK-së sot në Hanë të Elezit është mbajtur Fushata Rekrutuese 2011 me qëllim të plotësimit edhe të 220 vendeve të cilat ende rezultojnë të lira në strukturën e FSK-së.
Në këtë fushatë FSK ka të angazhuar 44 pjesëtarë në Tetë Ekipe Mobile Rekrutuese dhe Tetë Ekipe Statike njëra prej te cilave do ta mbuloj edhe Komunën e Hanit të Elezit.
Në këtë fushatë FSK ka të angazhuar 44 pjesëtarë në Tetë Ekipe Mobile Rekrutuese dhe Tetë Ekipe Statike njëra prej te cilave do ta mbuloj edhe Komunën e Hanit të Elezit.
Një numri relativisht të madh të të rinjve iu drejtuan Kapiten Ali Vishi dhe Nëntoger Antigona Muharremaj,duke iu shpjeguar të rinjve rëndësin e angazhimit në FSK përparësitë por edhe sfidat që nënkupton të jesh pjesëtarë i ardhshëm i FSK-së.
Duke iu përgjigjur interesit të të rinjve,Anëtarët e Ekipës Mobile thanë se,qëllimi i kësaj fushate është dhënia e informatave të nevojshme për të gjithë të interesuarit që dojnë të ju bashkëngjiten radhëve të FSK-së,dhe se kjo fushatë do të përcillet në vazhdimësi në mjetet e informimit.
Ekipa Mobile Rekrutuese nga 14 Shkurti deri më 21 Marsë do të shpërndaj dhe do të bëjë pranimin e aplikacioneve ndërsa për gjashtë javët e ardhshme çdo të marte do të vizitojnë Komunën e Hanit të Elezit nga ora 12.30 deri 14.30 afër Kuvendit Komunal.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Kryetari i Komunës Rufki Suma inkurajoi të rinjtë që të aplikojnë për tu angazhuar në FSK ,duke theksuar se FSK-ja gjithmonë do të ketë nevojë për gjeneratat e reja për të qenë e gatshme qe të kryej misionin e vet kushtetues.
Zyra për Informim