Me rastin e qëndrimit tuaj në vendlindje gjatë sezonit veror, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë kulturore me shfaqjen e filmit në ambient të hapur “Krejt e Thirrin Rexhën”, me regji të Ibër Dearit.
Në rolet kryesore: Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Ledion Mulaku, Adem Karaga, Bereda Reshit, Mirsad Abazi dhe Adrian Aziri.
Data: 7 gusht 2026
Ora: 21:00
Vendi: Memoriali “Bllaca ’99”, Hani i Elezit
Hyrja: Falas
Ju ftojmë që së bashku me familjet dhe miqtë tuaj të kalojmë një mbrëmje të këndshme nën qiellin e hapur, duke shijuar një film të vlerësuar që sjell humor, emocion dhe histori nga jeta jonë.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit “Where Culture Connects 2026”, financuar nga Titan Sharrcem.
Organizatore: Shoqata e Gruas “DUA”
Sponsor Gjeneral: Titan Sharrcem
Mbështetës Institucional: Komuna e Hanit të Elezit
Mirë se vini në Hanin e Elezit – ta bëjmë këtë mbrëmje një kujtim të bukur për të gjithë!
Ju mirëpresim!