Grupi i ndërmjetësimit “Dardania” nga Hani i Elezit në bashkëpunim me grupin BIRD BOX- Qendra e Kompetencës Ferizaj, organizuan aktivitetin “Librini Hapur” me temën “Të gjithë bashkë kundër gjuhës së urrejtjes”, me ç’rast të rinjtë shkëmbyen eksperiencat e tyre sa i përket gjuhës së urrejtjes. Këto aktivitete kanë për synim socializimin e të rinjve mes vete dhe diskutimi i temave me rëndësi për një rini të shëndoshë.