Në Han të Elezit u mbajt takimi informues për rindërtimin e kadastrit në zonën Pustenik–Rezhancë, ku së bashku me qytetarët diskutuam për rëndësinë e këtij procesi dhe përfitimet konkrete që sjell për secilin pronar.
Gjatë takimit u prezantuan fazat e realizimit të projektit, obligimet e institucioneve dhe të vetë banorëve, si dhe procedurat që do të ndiqen për zyrtarizimin e pronave. Ky proces është shumë i rëndësishëm për rregullimin e gjendjes pronësore, rritjen e sigurisë juridike dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillim.
Falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen, interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti me rëndësi për komunën tonë.