Mirëpritëm në takim zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Ferizaj, të cilët i informuam mbi angazhimet e qendrës kulturore në komunën tonë.
QRTK – Ferizaj prej disa ditësh kanë filluar restaurimet në shtëpinë 200 vjeçare në fshatin Krivenik, në shtëpinë e Dëshmorit Ilaz Thaçi, e që në detabazën zyrtare është listuar si aset i Trashëgimisë Kulturore me emërtimin “Shtëpia e Naser Thaçit”.
Poashtu i informuam mbi prioritetet për komunën tonë, në veçanti mbi Lagjen e Dacve në Puset e Nikës, për të cilën kanë filluar hulumtimet shkencore si fazë të parë, e për të vazhduar me fazën e dytë të projektimit dhe fazën e tretë të implementimit, në këtë lagje të pasur me interes për zhvillimin e turizmit.
Interesimi, hulumtimi dhe inventarizimi i Trashëgimisë Kulturore na jep shpresë për ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore, pa përjashtuar edhe lokalitetet arkeologjike që ka komuna jonë.