Hani i Elezit 23.02.2015
Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Menduh Vlashi priti sot në takim pune Agron Bektashin Drejtori e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) në Kosovë, Avdulla Nishori Menaxher i Projekteve në REC, Halil Berishën dhe Shkurte Gashin përfaqësues nga kompania Sharrcem nga Hani i Elezit.
Ky takim tre palësh, kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve që mundë të ndihmojn në zhvillimin dhe organizimin e shoqërisë civile mjedisore, dhe të mbështesë zhvillimin dhe zbatimin e politikës së mirëfilltë mjedisore
Në takim ku ishin prezent edhe Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit z.Miqail Vila dhe Irfan Qajani, Drejtori i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, janë identifikuar disa fusha ku nevojitet angazhim urgjent në mbrojtje të mjedisit si:Menaxhimi me Ujin e Pijes, Menxhimi me mbeturinat si dhe Menagjimim me ujërat e zeza.
Palët u pajtuan që i tërë bashkëpunimi të përcillet me përkrahje institucionale për menaxhim efikas të mjedisit, ofrimin e edukimit dhe informimit për shoqërinë e gjërë civile dhe nxënësve të shkollave të komunës së Hanit të Elezit përmes shpërndarjes së informatave mjedisore dhe edukim dhe vetëdijesim mjedisor.
U diskutuan edhe për fusha konkrete të bashkëpunimit në implementimin e ndonjë projekti i cili do të bashkëfinancohet nga këta akterë për të cilat mbetet të diskutohet në të ardhmen.
Zyra për Informim