Sot prita në takim shefin e Zyrës së Punësimit në Han të Elezit, së bashku me stafin e tij, për të diskutuar nga afër çështjet që lidhen me tregun e punës dhe mundësitë për qytetarët tanë.
Biseduam për sfidat me të cilat përballen punëkërkuesit, nevojën për orientim më të mirë profesional, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim krijimin e mundësive konkrete për punësim. Theks të veçantë i dhamë përfshirjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës, si dhe mbështetjes së bizneseve lokale përmes ndërmjetësimit më efikas.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar që, në koordinim të plotë me Zyrën e Punësimit, të ndërtojmë politika dhe iniciativa që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të Hanit të Elezit.