Të nderuar qytetarë,
Komuna e Hanit të Elezit, respektivisht Komisioni për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane fillon me procesin e rizgjedhjes së këshillitë lokal të Hanit të Elezit. Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë takim i cili do të organizohet si në vijim:
Takimi publik do të mbahet me datë 03.05.2024, tek Qendra e Kulturës “Imri Curri” në Han të Elezit, duke filluar nga ora 19:00.