Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, me të cilin diskutuam për nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të sportit dhe mbështetjes së të rinjve në Han të Elezit.
Biseduam për rëndësinë e investimeve në infrastrukturën sportive dhe krijimin e më shumë hapësirave e mundësive që të rinjtë tanë të angazhohen, të zhvillojnë talentet e tyre dhe të kenë kushte më të mira për aktivitetet sportive.
Do të vazhdojmë bashkëpunimin institucional për të sjellë rezultate konkrete dhe projekte me interes për qytetarët tanë