Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit të cilat goditën komunën e Hanit të Elezit bënë që Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi të thërret takim të jashtëzkonshëm të KKSB-së.
Në hapje të takimit Kryetari Ballazhi i njoftoi anëtarët e KKSB-së me informatat fillestare nga tereni me ç’rast tha se reshjet e dendura të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në teritorin e komunës, kryesisht në sektorin e bujqësisë, dëmtime në makina individuale si dhe në pasurit tjera të banorëve të komunës.
Ai tha se në këto rrethana fatmirësisht nuk kemi raste të raportuara të lëndimeve të banorëve .
Sipas Kryetarit Ballazhi që nga sot do të ju drejtohemi institucioneve qëndrore për ndihmë në tejkalimin e kësaj situate, ndërsa komisioni komunal për vlerësim të dëmeve do të filloj të dale në teren për të grumbulluar të dhënat e dëmeve në mënyrë që sa më shpejt të kemi një raport të plotë të gjendjes të shkaktuar.
Kryetari më këtë rast falënderoi Policinë e Kosovës, FSK-në, dhe të gjithë atyre që në këto rrethana ofruan bashkëpunim dhe përkrahje.
Ndërsa Komunadanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Toger Nuhi Dema tha se pjestarët e këtij stacioni ofruan të gjith asistencë e duhur në ruajtjen e gjendjes së sigurisë.
Ai tha se kemi pasë shumë telefonata nga banorët për të raportuar dëmet e shkaktuara në veturat e tyre.
Anëtarë e FSK-së të cilët ishin present në takim shprehen gadishmër e tyre që në rast nevoje njësi nga kjo forcë të asistojnë dhe ndihmojnë Komunën e Hanit të Elezit.