Hani i Elezit 15.11.2011
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian për vitin 2011 ka përkrahur edhe projekte të cilat kryesisht do të kenë si pikësynim krijimin e zonave të gjelbërta, ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, renovimin e objekteve sportive dhe rinore”.
Komuna e Hanit të Elezit është njëra ndër përfitueset e këtij granti dhe atë me projekt –propozimin për ndërtimin e,, Fontanës në Sheshin e Qytetit” si dhe rregullimin e parkut të Shkollës Fillore ,, Ilaz Thaçi “ në Han të Elezit.
Këto projekte të financuara nga BE-ja menaxhohen nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementohen nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë.
Ecuria e implementimit të këtyre projekteve si dhe mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ishin tema të bashkëbisedimit të kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma me Alessia Schiavon-Menaxhere e Programit Kosova e Bukur – IOM .
Komuna e Hanit të Elezit me buxhet shumë të limituar është përqendruar kryesisht në realizimin e projekteve emergjente që tangojnë drejtpërdrejt jetën sado normale të qytetarëve tanë, duke u realizuar projekte të infrastrukturës ,prandaj koncepti i IOM-it për të përkrahur projekte të kësaj natyre vetëm sa do të plotësojë edhe më shumë qëllimin tonë që qytetarëve tanë të ju ofrojmë një ambient të mirë për të jetuar,tha kryetari i komunës Rufki Suma duke shpreh falemnderimin në emër të qytetarëve për këto projekte.
z.Suma tha se te implementuesit e këtyre projekteve vërehet angazhimi i tyre që të realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe se jemi të gatshëm që si egzekutiv të ofrojmë të gjithë asistencën tonë që këto projekte të realizohen ashtu siç është planifikuar.
Znj.Alessia Schiavon u shpreh se, me kënaqësi dëgjon se këto projekte janë mirëpritur nga qytetarët e komunës suaj dhe se shpreson që implentimi i tyre me kohë do të na mundësoj që përurimin e tyre ta festojm së bashku me qytetarë tuaj.
Sigurisht se suksesi i këtyre projekteve do të na bindë se jemi në përputhje edhe me vizionin e juaj për qytetarë tuaj dhe kjo është arsyeja më e mirë që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe për vitin e ardhëshëm tha më tej znj.Schiavion
Znj.Schiavon në këtë takim ishte e shoqëruar edhe nga Faton Kelmendi –Udhëheqës i ekipeve të terenit,Arlinda Rrushaj –Inxhiniere e programit Kosova e Bukur si dhe Fisnik Sopjani dhe Xhevdet Kallaba ,Asistent të Programit.
Zyra për Informim