Hani i Elezit 22.01.2014
Stacioni Policorë i Hanit të Elezit që funksionon në kuadër të Drejtorisë Rajonale- Ferizaj, prezantoi Raportin Periodik Vjetorë 2013.
Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Nuhi Dema, e prezantoi raportin e tij para zyrtarëve të lartë të Drejtorisë Rajonale- Ferizaj me në krye Nënkolonel Gazmend Hoxha drejtorë i kësaj drejtorie, Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, kryetarë të këshillave lokale të fshatrave dhe vendbanimeve, përfaqësues të institucioneve publike të komunës së Hanit të Elezit e të ftuar tjerë.
Komandanti Dema tha se gjykuar sipas numrit të rasteve të proceduara në vitin 2013 në stacionin policorë të Hanit të Elezit, raporti është pothuaj i përafërt me ato të vitit 2012.
Gjithsej vepra penale sipas kodit penal janë regjistruar 80 raste në vitin 2013, ndërsa në vitin 2012, janë regjistruar 77 raste, që paraqet një rritje prej 3.9%. Ndërsa sa i përket numrit total të rasteve të regjistruar (përfshirë të gjitha rastet, Veprat Penale, Kundërvajtjet, Incidentet etj) janë 130 raste në vitin 2013, i njejtë me vitin 2012, për dallim që nga këto raste, zbulueshmëria në vitin 2013 është 103 raste të zbuluara ose 79.2% në krahasim me 97 raste apo 74.6% nga viti 2012.
Vepër penale kundër pasurisë(Vjedhje, vjedhje të rënda, vjedhje në tentative dhe dëmtim prone) në viti 2013 janë regjistruar 51 raste kundrejt 45 rasteve të regjistruara në vitin 2012, që paraqet rritje prej 13.3%. Vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë në vitin 2013 janë regjistruar 3 raste për dallim nga 7 raste në vitin 2012, ndërsa vepër penale të armëve janë 5 raste në vitin 2013.Stacioni Policorë Hanit të Elezit gjatë vitit 2013 ka realizuar 23 arrestime sipas urdhëresave të ndryshme dhe ka realizuar 205 urdhëresa të gjykatave.
Nuk ka vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nuk ka krim të organizuar, vepra penale të narkotikëve apo vepër penale kundër ekonomisë.
Në qytetin e Hanit të Elezit janë regjistruar numri më i madhë i rasteve gjithsej 34, pasojnë fshati Seqishtë me 12 raste dhe fshati Gorancë me 10 raste, tha z.Dema ndër të tjera në raportin e prezantuar.
Ai tha se për Stacionin Policorë në Han të Elezit objektiv do të jetë, parandalimin e krimit, ngritja e zbulueshmërisë së veprave penale e realizimit te Urdhëresave të Gjykatave,dhe ngritja e imazhit të PK-së,zbatimi i planit të veprimit të metodologjisë së re, puna sektoriale zbatimi i strategjisë PUI si dhe Avancimi i bashkëpunimit me Prokurori, Gjykata dhe institucione tjera.
Komandanti Dema përmendi edhe sfidat siç janë mungesa e personelit të graduar dhe të pagraduar, mungesa e zyrtarëve civil mungesa në pajisje (kompjuterë) dhe furnizimi nga logjistika.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale- Ferizaj, Nënkolonel Gazmend Hoxha tha se është nderë i veçantë që ky raport po prezentohet këtu para jush në mënyrë që ta vlerësoni dhe të jepni vërejtjet dhe sygjerimet e juaja. Jemi shumë të interesuar gjithmonë që punën tone ta bëjmë bashkarisht me qyetarët pra me ata të cilëve ju shërbejmë. Ai me këtë rastë përmendi edhe bashkëpunimin shumë të mire me komunën e Hanit të Elezit që ka ndikim pozitiv në sigurinë e përgjithshme. Puna që bënë Policia e Kosovës është punë që ofron partneritet përmes shkëmbimit të informative të brengave dhe shqetsimeve të qytetarëve.Stacioni Policorë i Hanit të Elezit gjatë vitit që shkoi ka ofruar një siguri të knaqëshme për qytetarët dhe vlerësojmë se puna ka qenë e mire tha z. Hoxha.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma pasi falënderoi për ftesën që të marrë pjesë në këtë prezantim, tha se përkundër faktit se në disa parametra kishte rënje dhe në disa ngritje të vogla megjithat vlerësojë se gjendjae përgjithshme e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit vlerësohet si e mire dhe stabile.Kur të kemi parasysh se jemi zone kufitare që realisht paraqet rrezik për numër të shtuar të rasteve të mundëshme, raporti i prezantuar paraqet një gjendje të mire.Këto të arrituar janë rezultatë i punës së personelit të Stacionit Policorë në Han të Elezit por duke mos anashkaluar edhe qytetarët që kontribuan në të gjitha aspektet.
Kryetari Suma në veçanti potencoi bashkëpunimin shumë të mirë me Policinën e Kosovës, me kontakte ditore, raporte periodike si the takimet e rregullta në KKSB-në.
Në përfundim të prezantimit të raportit, Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit Nuhi Dema nderoi me “Mirënjohje” pjestarët nga ky stacion për kontributin e tyre në të arriturat dhe avancimin e përgjithshëm të sigurisë publike .
Zyra për Informim