Sot zhvillova një takim në Medical Austrian School në Prishtinë, ku u pritëm nga pronari, z. Kened Baftiaj, drejtoresha e shkollës, Shqiponja Vokshi, si dhe nga Fatos Vokshi.
Medical Austrian School është një shembull i mirë i investimit në edukim cilësor dhe përgatitje profesionale, prandaj vlerësoj mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të mire të të rinjve të Hanit të Elezit.
Gjatë takimit diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale për të rinjtë tanë që synojnë studimet për infermieri dhe teknik dentar.
Ne si komunë do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi me institucione dhe iniciativa që sjellin zhvillim dhe perspektivë për komunën tonë