Biseduam për sfidat e komunës sonë, kërkesat e qytetarëve dhe hapat konkretë për bashkëpunim. U ndalëm te siguria, forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në Han të Elezit.
Theksova se rezultatet vijnë vetëm përmes koordinimit dhe angazhimit real. Falënderoj përfaqësuesit për vizitën dhe gatishmërinë për të mbështetur komunën tonë në këtë proces.