Sot u zhvillua takimi fillestar me akterët kryesorë të projektit “Sistem i Zgjuar për Zbulimin e Hershëm të Përmbytjeve dhe Monitorimin e Mbeturinave në Pellgun e Lumit Lepenc.”
04/11/2024 21:23
Ky sistem inovativ shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit duke sjellë teknologji të avancuar për përfitimin e komunitetit, me fokus në parandalimin e përmbytjeve në lumin Lepenc përmes pajisjeve të fundit teknologjike.
Në takimin e quajtur “Kick-off Meeting”, Amiri Qajani, si menaxher i projektit, prezantoi planet e implementimit të këtij projekti me rëndësi të veçantë. Ekipi që do të udhëheqë ai për dy vitet e ardhshme përfshin edhe Sahadeten si zyrtare financiare dhe Burimin si zyrtar të IT.
Ky projekt do të realizohet në kuadër të bashkëpunimeve ndërkomunale dhe ndërinstitucionale ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit, Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Kërkim “dr. Jugoslav Achkoski” në Shkup, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shkup. Projekti do të finalizohet me një buxhet prej mbi 728,000.00 euro për një periudhë dyvjeçare, ku BE-ja do të jetë financues kryesor!