Sot mirëprita në Komunën e Hanit të Elezit Kryesuesin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Arben Mehmeti, në një vizitë zyrtare.
Gjatë takimit diskutuam për zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, trajtimin e çështjeve administrative dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për respektimin e kornizës ligjore.
Vizita shërbeu si mundësi për shkëmbim përvojash dhe për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit institucional në funksion të shërbimeve më cilësore për qytetarët.