Diari është djali i të ndjerit Xhemshitit, ish-zyrtarit komunal, e i cili që nga rinia e hershme e tij, dha kontribut si në luftën e shenjtë të UÇK-së, më pas në TMK e për shumë vite tjera si zyrtar komunal në Komunën e Hanit të Elezit, e që pas la respektin dhe dashamirësinë tek kolegët, për çka edhe meriton mirënjohjen e gjithë stafit komunal për kontributin e tij shumëvjeçar.
Në raste të vështira, Komuna e Hanit të Elezit ka treguar çdo herë mirëkuptim, solidarizim dhe humanitet me të punësuarit tanë, dhe Diari në emër të familjes së tij më shprehu falënderimin që jemi treguar tolerant dhe mirëkuptues gjatë kohës së vështirë që po kalonin.
Në emrin tim, stafit tim ekzekutiv dhe stafit komunal, Diarit dhe Ejmenit ju shpreha edhe një herë ngushëllime, forcë dhe durim për ta tejkaluar humbjen e më të dashurit të tyre.