Hani i Elezit 03.02.2011
Reshjet e mëdha të borës si dhe temperaturat shumë të ulëta që po mbretrojnë ditëve të fundit në mbarë Kosovën nuk e kanë nuk e kanë kursyer as komunën e Hanit të Elezit.
Megjthatë ekzekutivi i komunës së Hanit të Elezit me mobilizim të shtuar po ia del që këtë gjendje po thuaj se emergjente po e menagjon me sukses.
Sipas Rufat Shkretës drejtor i drejtorisë për shërbime publike janë marrë të gjitha masat e nevojshme që për aq sa është e mundur në këto rrethana që jeta e qytetarëve të zhvillohet normalisht.
DSHP për momentin parësore ka mirmbajtje e rrugëve dhe për këtë qëllim janë të angazhuar Ndërmarrja Komunale Publike,,Pastërtia” njësia e Zjarëfikësve ,ndërmarrja e kontraktuar ,,Eskavatori” si dhe jemi në kontakt dhe bashkëpunim edhe me administratorët e fshatrave të cilët edhe ata me vulnetarë të fshatrave po angazhohen ne menagjimin e kësaj situate.
Ajo që për momentin mundë të konfirmoj është se të gjitha rrugët e komunës së Hanit të Elezit janë të kalueshme, tha më tej z.Shkreta, duke shtuar se sa i përket rrugës Magjistrale Shkup- Prishtinë që është kompetencë e MT ajo eshte e kalueshme por se kemi edhe informata për ndërprerje të herëpashershme për shkak të reshjeve që po vazhdojnë,sidomos në pjesën e Grykë së Kaçanikut.
DSHP do të vazhdojë që në vazhdimësi të përcjellë situatën dhe do të marrë të gjitha masat e duhura tha z.Shkreta.
Edhe Drejtoria e Shëndetësisië dhe Mirëqenies Sociale është duke e përcjelluar me kujdes të shtuar gjendjen momentale në sektorin e shëndetësisë. Safet Bushi Drejtorë i DSHMS, thotë se ka numër të shtuar të intervenimeve në QKMF,,Menduh Kaloshi” e që ndërlidhet me situatën e rënduar nga pasojat e motit të ftohët. Vetëm për muajin Janar në këtë qendër janë regjistruar 2317 intervenime mjeksore.
Në anën tjetër procesi edukativo –arsimorë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të theksuar.
Nga kjo drejtori raportohet se në të gjitha shkollat vijimi nxënësve është normal,shkollat janë të pajisura mirë me lëndë djegëse për ngrohje ,por se është duke u përcjellur gjendja dhe konformë sajë edhe do të merren vendimet.
Zyra për informim