Ai e uroi Kryetarin Suma për të gjitha të arriturat në komunën e Hanit të Elezit e në veçanti për investimet e realizuar në përkrahjen e sektorit të arsimit duke vlerësuar se investimi në fëmijë është investim në ardhmërinë e vendit.
Ndërsa kryetari i komunës z.Rufki Suma duke falënderuar z.John Chesnut dhe Rotary Club Prishtina International për mundësin që të realizohet një projekt i përbashkët tha se shumë të arritura në komunën e Hanit të Elezit janë realizuar falë mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me shumë donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas memorandumit të mirëkuptimit komuna e Hanit të Elezit do të kontribuojë me 25% nga shuma totale për realizimin e projektit,ndërsa RCPI-ja do të sigurojë pjesën tjetër të fondeve deri në përfundim të projektit.