Hani i Elezit 11.11.2013
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma gjatë ditës takoi shumë përfaqësues të institucioneve publike, individë e grupe të qytetarëve të cilët vazhdojnë të urojnë dhe përkrahin z.Sumën me rastin e rizgjedhjes së tij për kryetarë të komunës.
I veçantë ishte takimi me fëmijët “Vuvuzela” të cilët ende pa u publikuar rezultatet e zgjedhjeve me borit e tyre paralajmëruan fitoren e z. Suma.Në takim me fëmijët, kryetari Suma kërkoi nga ata që pa as një vonesë të përqendrohen në procesin arsimorë dhe se suksesi dhe sjelljet e tyre shembullore do të jetë përkrahja më e mirë e tyre.
Ndryshe gjatë ditës kryetari Suma, është takuar me arsimtarët e shkollës fillore “Kështjella e Diturisë” nga fshati Paldenicë,Klubi i mundjes “Sharri “ nga Hani i Elezit, Sindikata e punëtorëve të fabrikës së Çimentos “Sharrcem”, pjestarë të shërbimit të zjarrfikësve, stafi i mjekëve nga QKMF “Menduh Kaloshi” e grupe të qytetarëve nga komuna e Hanit të Elezit, Kaçanikut e trevat tjera nga Kosova e Maqedonija.
Zyra për Informim

