Hani i Elezit 15.11.2013
Komuna e Hanit të Elezit është duke e shfrytëzuar motin e mirë për të arritur në realizimin e projekteve të parapara për këtë vit, prandaj ne vazhdën e mbikëqyrjes se punimeve në infrastrukturën rrugore, kryetari i komunës Rufki Suma gjat ditës inspektoi punimet të cilat janë duke u realizuar në komunën e Hanit të Elezit.
Në komunën e Hanit të Elezit për momentin janë duke u realizuar kubëzimi i trotuarit në “Rrugën e të përndjekurve” projekt me vlerë 13.460 € ,kubëzimet në Lagjen e Topojanëve me vlerë prej 5.449.00 €, në fshatin Rezhancë në vlerë prej 17.411.oo €, në fshatin Laç në vlerë prej 10.829.00 €, si dhe përfundimi i punimeve në Lagjen Curri me vlerë prej 40.600.oo €.
Po mundohemi që në bazë të kapaciteteve buxhetore dhe në bazë të planifikimeve, me kohë ti realizojmë projektet e parapara për këtë vit. Jemi sot këtu në inspektim të punimeve në këto rrugë që lidhë banorët e disa lokaliteteve me qendrën dhe besojmë se shumë shpejtë do të realizohen edhe disa projekte tjera ne lagjen dhe fshatra tjera dhe më këto investime besojmë se plotësohen kërkesat elementare të banorëve të komunës sonë dhe do të ndikojnë fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve u shpreh kryetari Rufki Suma.
Zyra për informim