Hani i Elezit – 16.09.2010
Në bazë të marëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Fondacionit Zviceran -Intercooperation për projekte të shpejta filloi rregullimi I rrugës së tregut në Hanë të Elezit.
Rruga e cila është e gjatë 151m dhe e gjërë 5m do të ketë vlerë investuese prej 12.803 euro, prej të cilave 9.000 euro do të investojë fondacioni Zviceran ndërsa pjesë tjetër prej 3.803 euro nga Bugjeti I Komunës së Hanit të Elezit.
Ky është projekti I parë që ky Fondacioni e realizon në Komunën e Hanit të Elezit nga Projekti Zvicër –Kosovë për Përkrahje të Qeverisjes Lokale .
Zyra për Informim