Hani i Elezit 23.11.2011
Komuna e Hanit të Elezit mbetet e përkushtuar që deri në fundë të vitit ti përmbahet zotimeve që projektet e planifikuara për këtë vit edhe ti realizojë.
Listës së projekteve prej sot po i shtohet edhe shtrimi me kubëza betoni për disa rrugica në qytetin e Hanit të Elezit.Punimet do të zhvillohen në rrugën ,,Imri Curri”,rrugën ,,Egzodi 99”,rrugën ,,Dëshmorët e Kombit”si dhe rrugën ,,Adem Jashari” përskaj fabrikës Sharrcem.
E gjithë gjatësia e sipërfaqeve të planifikuara për shtrim është mbi 350 m.
E gjithë gjatësia e sipërfaqeve të planifikuara për shtrim është mbi 350 m.
Vlera e gjithmbarëshme e këtij projekti është 22.216,oo € ndërsa implementuese është NTP,,Euo-Parku” nga Ferizaj.
Mjetet pë realizimin e këtij projekti janë 19.000.oo € nga grantet qeveritare ndërsa 3.216,oo € nga të hyrat vetanake.
Hapsirat publike në qytetin e Hanit të Elezit gradualisht po marrin pamjen e një vendbanimi të urbanizuar mirë që është edhe në përputhje me Planin zhvillimorë strategjikë dhe Planin Urban.
Zyra për Informim