Hani i Elezit 09.03.0212
Qytetarët e komunës së Hanit të Elezit, komuniteti i biznesit dhe shumë të interesuar tjerë, prezantuan në debatin publik për të dhënë vërejtjet dhe propozimet e tyre në përmbajtjen e ,,Rregullores për taksa tarifa dhe ngarkesa”.
Pas shqyrtimit në KPF-në dhe në mbledhjen e dytë të kuvendit të komunës ,,,Rregullorja për taksa, tarifa dhe ngarkesa “pësoi shumë ndryshime për dallim nga ajo e vitit 2011 duke iu përgjigjur vërejtjeve dhe propozimeve që u paraqitë gjatë vitit 2011. Në këtë drejtim shumë rekomandime si të qytetarëve,komunitetit të biznesit, të këshilltarëve si dhe nga takimet e ndryshme publike të mbajtura gjatë vitit 2011, dhe ishin identifikuar mundësit për korigjimeve dhe lehtësime të ngarkesave tatimore janë propozuar në,, Rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa” për vitin 2012.
Megjithatë edhe ky debat publik ishte rast i mirë që nga pjesmarrësit të mirren propozime të ndryshme të cilat do të jenë para këshilltarëve të kuvendit komunal për miratim.
Në emër të komunitetit të biznesit është kërkuar që kjo rregullore të jetë në përputhje me kapacitetet e bizneseve të cilët operojnë në komunën e Hanit të Elezit,me ç’rast kishte edhe propozime konkrete për uljen e e tyre.
Edhe nga qytetarët erdhën ide të ndryshme në përmbajtjen e këtij dokumenti ,të cilat do ti përcillen kuvendit për miratim.
Duke iu drejtuar pjesmarrësve nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani, tha se kjo përbërje e ekzekutivit është duke hulumtuar të gjitha mundësit që të ofrojmë një rregullore sa më të favorshme ,duke theksuar se me këtë propozim rregullore jemi munduar që të ju përgjigjemi të gjitha atyre vërejtjeve që i keni dhënë gjatë vitit të shkuar.Po të bëni një krahasim me rregulloren e vitit të kaluar do të gjeni shumë ndryshime dhe lehtësira.Natyrisht edhe këto vërejtje dhe propozime që i parashtruat sot janë të mirëseardhuna dhe besoj se do të gjenden në rregulloren e propozuar tha z.Dernjani në përmbylljen e këtij debati.
Zyra për Informim