Hani i Elezit 02.08.2013
Ne emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe UN Habitat-it, jeni të ftuar në takimin publik rreth dokumentit të PRRU-së së Hanit të Elezit. Takimi është shumë i rëndësishëm sepse drafti përfundimar i këtij dokumenti përcakton zhvillimet e qytetit si rregullimi/zgjerimi i rrugëve, trotuareve, infrastrukturës tjeter; shfrytëzimin dhe ndarjen e parcelave, ndërtimet në to dhe distanca nga rruga, etj.
Takimi një orësh mbahet të mërkurën me datë 07/08/2013 në Shtëpinë e Kulturës "Imri Curri" duke filluar nga ora 15.00.
Ky takim është hapje formale e periudhës njemujore të shqyrtimit publik të PRRU-se që do te zgjasë nga 07/08/2013 deri me 09/09/2013.
Zyra për Informim