Hani i Elezit -17.12.2010
Drejtoria për Urbanizëm, Kadastër dhe Mjedis,sot në Shtëpin së Kulturës ,,Imri Curri” në Han të Elezit, para një numri të madhë të pjesmarrësve bëri hapjen e shqyrtimit publik të Planit Zhvillimor Komunal të Hanit të Elezit 2010-2025
Ky dokument shumë I rëndësishëm strategjik është përgatitur nga Komuna e Hanit të Elezi,Drejtoria për Urbanizëm ,Kadastër dhe Mjedis ,në bashkëpunim me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikimin Hapësinor(MuSPP),implementuar nga UN-HABITAT-ti dhe financuar nga SIDA.
Gjithashtu hartimin e planit e ka mbështetur edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor duke ofruar të dhëna dhe konsultime
Duke përgëzuar Komunën e Hanit të Elezit për punën e bërë Z.Ishaku Maitumbi –Ushtrues detyre I shefit teknik të UN-HABITAT-it tha se shpreson se edhe komunat tjera do të ndjekin këtë shembull shumë të suksesëshëm të një bashkëpunimi të mire të stafit vendorë dhe ekspertëve të UN-HABITAT-it.
Për rëndësinë e hartimit të një dokumenti kaq të rëndësishëm , fjalë rasti morrën edhe z.Agim Radoniqi –Drejtorë I Departamentit të Planifikimit Hasinorë si dhe z.Luan Nushi –Drejtorë I institutit për Planifikim Hapsinorë,duke shtuar se e veqanta e këtij plani është angazhimi i drejtëpërdrejtë i strukurës komunale në hartimin e saj,që njëherit garanton se ky planifikim do të jetë me të vërtetë në përputhje me objektivat strategjike të kësaj Komune.
Shqyrtimi publik do të jetë i hapur për qytetarë nga 17 dhjetori 2010 deri më 17 shkurt 2011, për çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 16:00 në sallën e drejtorisë së Urbanizmit në Han të Elezit, ku për 60 ditë do të jenë të ekspozuara të gjitha hartat dhe draft dokumenti i PZHK-së.
Plani Zhvillimor Komunal është plan me karakter strategjik multi-sektoral dhe ka për qëllim të japë vizionin dhe orientimet e qarta për zhvillimin e ardhshëm hapësinor të komunës.
Shqyrtimi publik iu ofron pjesëmarrësve të ndryshëm, mundësinë për të dhënë komentet e tyre, për të ngritur çështjet dhe propozimet e ndryshime në lidhje me zhvillimet të ardhme të propozuara në plan.
Zyra për Informim