Shpallje publike për shprehje interesi
1. Serra Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për kultivim të perim kulturave dhe prodhim të fidaneve në serra. Titulli: Furnizim me serra, farëra, fidanë dhe inpute tjera përcjellëse, dy serra të tipit “Bllok” me sipërfaqe 500 m² për kultivimin intensiv të perimeve.
2. Mjedër Objektivi: Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhimin e frutave të imta – mjedër. Titulli: Furnizim mefidane të mjedrës si dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në tri sipërfaqe me nga 0,2 ha.
3. Luleshtrydhe Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike për prodhim të frutave të imta–luleshtrydhe. Titulli: Furnizim me fidane të luleshtrydhes si dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në dy sipërfaqe me nga 0,2 ha.
4. Vreshtari Objektivi : Përkrahja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike, ngritja e pemishteve të rrushit të tryezës. Titulli: Furnizim me fidane dhe inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në dy sipërfaqe me nga 0,2ha Sektorët e ri që do të përkrahen:
5. Shpeztari Objektivi : Investime në themelimin e pularive familjare semi intenzive për prodhimin e vezëve. Titulli: Furnizim me pula vojse, ndërtimi i kabinave të drurit dhe pajisja me inpute tjera përcjellëse, mundësi për të përkrahur deri në pesë përfitues (përparsi në përkrahje do të kenë gratë e veja, mbajtëse të familjes).
Përkrahja do të zbatohet nga OJQ ‘’LAB’’ në bashkëpunim me Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (BPZHR) dhe Kryetarët e Këshillave Lokal të Hanit të Elezit. Aplikacionet duhet të dorëzohen më së largu deri me datë 15 Qershor 2016, në orën 16:00.
Aplikacionet duhet të dorëzohen në zyrat e LAB në adresën: Adem Jashari p.n 71510 Hani i Elezit. Sektorët aktiv të cilët do të përkrahen për zgjerim: Ky njoftim është për të ftuar gjithë fermëret e interesuar në Komunën e Hanit të Elezit për përkrahje në themelimin e aktiviteteve të reja ekonomike dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të tyre biznesore në sektorin agro –pyjorë. Nën skemën e Programit Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB) për vitin 2016 kjo përkrahje financohet nga Titan Group Sharrcem shpk dhe ka për synim rritjen e nivelit të shfrytezimit të potencialeve agro pyjore për të kontribuar në krijimin e vendeve të reja të punës përmes vetëpunësimit dhe krijimit të të ardhurave shtesë për neveojat e familjes dhe zgjerimin e bizneseve të themeluara.
Ne ju inkurajojmë që të ndani ketë informatë me të gjithë ata që mund të jenë të interesuar për këtë mundësi. 26.05.2016