Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Agim Rexhepi vizitoi sot Komunën e Hanit të Elezit dhe me këtë rast u prit nga Kryetari i Komunës z.Rufki Suma.
Në takim Themeluesi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” z.Rexhepi e njoftoi Kryetarin Suma me aktivitetet e shoqatës, në avancimin më të thellë të mardhënive në mes popujve dhe vendeve, me theks të posaçëm në përkrahjen e inicjativave të përbashkëta në drejtim të rritjes së bashkëpunimit në fushta të caktuara. Me këtë rast ai e ka njoftuar kryetarin për aktivitetet dhe punën që po bënë kjo Shoqatë që nga themelimi e deri më tash.
z.Agim Rexhepi, me këtë rast i ka propozuar kryetarit që edhe komuna e Hanit të Elezit të organizoj një manifestim Falënderues për një shtet, dhe me propozim të z.Rexhepit ky do të jetë “Falënderit Shqipëri” propozim i cili është mirëpritur nga kryetari i komunës z.Suma.
Organizimi i këtij evenimenti Politiko-Kulturorë nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqatës “Miqtë e Amerikës” është respekti, falënderimi dhe dashuria për popullin Shqipëtar për gjith atë që kanë bërë për popullin e Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës në aspektin kulturorë, sportiv, ekonomik e politik.
Me gjithë kënaqësi do ta mbështesim këtë propozim shumë të mire, është shprehur kryetari Suma duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e popullit dhe Shtetit Shqipëtar si të pazëvendësueshme gjatë luftës si dhe në çdo fazë të zhvillimit të Kosovës .
Shoqata “Miqtë e Amerikës” tashmë ka realizuar manifestime në Komunën Rahoves “Falënderit Zvicër”, Prizren, “Falënderit Gjermani” dhe janë planifikuar edhe në Suharekë e Dardanë, ndërsa Manifestim “Falënderit Shqipëri” në komunën e Hanit të Elezit do të realizohet në kuadër të Manifestimeve “Epopeja e UÇK-së” në fillim të Muajit Mars.
Zyra për Informim