09.08.2012
Shoqata humanitare,,Human Appeal Int.” me seli në Prishtinë dega në Ferizaj, në kuadër të projektit ,,Zekatul-Fitrit” Kosova 2012, shpërndau nga 30 € për 100 familjet e komunës së Hanit të Elezit të cilat janë të kategorive të ndryshme sociale.
Ahmet Hamdi drejtorë i shoqatës ,,Human Eppeal Int. “ tha se qëllimi I këtij projekti është që të ndihmojmë familjet me nevojë të komunës së Hanit të Elezit , por edhe të dëshmojmë kujdes ndaj familjeve të dëshmorëve ,invalidëve të luftës, fëmijëve bonjak si dhe familjeve të kategorie të ndryshme sociale .
Ky është viti i dytë që shoqata humanitare,,Human Appeal Int.” ka ndihmuar në këtë formë këtë kategori të familjeve të komunës së Hanit të Elezit ,ndërsa gjatë dimrit të këtij viti kjo shoqatë ka ndihmuar edhe me shpërndarjen e 1500 kg mish për 250 familje.
Me gjithë angazhimin e komunës së Hanit të Elezit që permes formave të ndryshme me anë të projekteve të MPMS-së, ku kërkohet angazhimi I punëtorëve të kategorive në asistencë sociale, megjithatë mbetet nevojë e madhe që në forma tjera të ndihmohen qytetarët me nevojë të komunës sonë.
Zyra për Informim