Sot me datë 06.02.2025, në ambientet komunale në Han të Elezit, Pedagogët e Sportit Shkollor u mblodhën për ta zhvilluar kuvendin e punës dhe atë zgjedhor.
Të pranishëm në këtë kuvend ishin drejtoresha për kulturë rini dhe sport z.Arbenita Baramaliu, drejtori i arsimit z.Hisni Luri si dhe poashtu edhe nga Federata e Sportit shkollor në cilësin e monitoruesit ishte edhe përfaqësuesi i saj, z.Ylli Maloku.
Punimet e kuvendit u zhvilluan normalisht, ku edhe u zgjodhën organet drejtuese të saj.
Kryetar u zgjodh prof.Bujamin Berisha.
Nënkryetar prof.Isni Bushi
Anëtar të bordit: prof.Driton Koraqi, prof.Bunjamin Bushi dhe prof.Besar Luri.
Anëtar të këshillit mbikqyrës u zgjodhën: prof.Orhan Bushi dhe Amir Qajani