Hani i Elezit 25.02.2013
Për SHML.”Dardania” në Han të Elezit, Kolegji Universum nga Ferizaj dhuron donacion libra nga lëndët Matematikë, Gjuhë Angleze dhe Ekonomi.
Përveç këtij donacioni, z.Ardit Berisha përfaqësuesi i Kolegjit Unevrsum prezantoi edhe ofertën e këtij institucioni të lartë arsimorë për nxënësit të cilët arrijnë rezultate të mira dhe të cilët do të vendosin që shkollimin univerzitare ta vazhdojnë në Universum .Ai tha 3 nxënësit maturantë më të suksesshëm do përfitojnë bursën tre vjeqare me fillimin e vitit të ri akademik 2014.
Nxënësi më i mirë maturant për vitin shkollor 2013/2014 do të përfitojë bursë 3 vjeçare, pra studimet do ti ketë falas,nxënësi i dytë më i mirë maturant do të përfitoj bursë 3 vjeçare i liruar nga pagesa 75 % për 3 vite studimore,nxënësi maturant që shpallet i treti do të jetë përfitues i bursës për 3 vite i liruar 50% nga participimi.
Ky donacion është pranua nga Antarët e Këshillit Drejtues të Shkollës, ndërsa dretori shkollës z.Ziber Xhoni tha se me përfaqësuesin e Kolegjit Universum z.Ardit Berisha, përveç këtij donacioni u dakorduam që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në fushat tjera me SHML”Dardania”.
Zyra për informim