Hani i Elezit 29.03.2013
Institucioni më i madhë shkollorë në komunën e Hanit të Elezi, Shkolla Fillore ,,Ilaz Thaçi” shënoi përvjetorin e riemërimit me emrin e nxënësit, mësuesit të kësaj shkolle Dëshmorit Ilaz Thaçit.
Në manifestimin përkujtimorë para shumë pjesëmarrësve, familjeve të dëshmorëve, arsimtarëve, përfaqësues të institucioneve të komunës, nxënësve dhe qytetarëve, arsimtari i shkollës fillore ,,Ilaz Thaçi”, Akif Shkreta revokoi për jetën dhe veprën e dëshmorit Ilaz Thaçit, ish ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që të shpëtoj fëmijët e shkollës së fshatit Krivenik.
Duke e cilësuar këtë si akt të sulmit ndaj shkollës shqipe, dhe në respekt të sakrificës së madhe të një mësuesi për nxënësit, kjo shkollë që nga viti 2008 në ditën e vrasjes se dëshmorit Ilaz Thaçit e shënon me krenari si ditë të shkollës së tyre.
Fshati Krivenik, fshat në kufi me IRJ të Maqedonisë me 29 Mars 2001 pa mëshirë ishte granatuar nga forcat e ushtrisë Maqedone gjatë kohës së konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.
Në këtë ngjarje të rëndë tragjike, viktima ishin civil të pafajshëm dhe atë 4 të vdekur e shumë të plagosur, ndër viktimat në përpjekje që të shpëtoj nxënësit , bie mësuesi i shkollës Ilaz Thaçi, ish ushtarë i UÇK-së.
Para përmendores së tij, në oborrin e shkollës ku edhe është zhvilluar kjo ngjarje, përfaqësues të Komunës së Hanit të Elezi vendosën buqetë lulesh dhe u përkulen para veprës së këtij dëshmori.
Kjo ngjarja morri edhe përmasa ndërkombëtarë ngase njëri nga viktimat ishte edhe gazetari i njohur anglez Kerem Lewton.
Zyra për Informim