Hani i Elezit 28.03.2014

Institucioni më i madhë shkollorë në komunën e Hanit të Elezi, Shkolla Fillore ,,Ilaz Thaçi” shënoi përvjetorin e riemërimit me emrin e nxënësit, mësuesit të kësaj shkolle Dëshmorit Ilaz Thaçit.
Në manifestimin përkujtimorë para shumë pjesëmarrësve, familjeve të dëshmorëve, arsimtarëve, përfaqësues të institucioneve të komunës, nxënësve dhe qytetarëve, arsimtari i shkollës fillore ,,Ilaz Thaçi”, Akif Shkreta revokoi për jetën dhe veprën e dëshmorit Ilaz Thaçit, ish ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që të shpëtoj fëmijët e shkollës së fshatit Krivenik.
Duke e cilësuar këtë si akt të sulmit ndaj shkollës shqipe, dhe në respekt të sakrificës së madhe të një mësuesi për nxënësit, kjo shkollë që nga viti 2008 në ditën e vrasjes se dëshmorit Ilaz Thaçit e shënon me krenari si ditë të shkollës së tyre.
Në këtë ngjarje të rëndë tragjike, viktima ishin civil të pafajshëm dhe atë 4 të vdekur e shumë të plagosur, ndër viktimat në përpjekje që të shpëtoj nxënësit, bie mësuesi i shkollës Ilaz Thaçi, ish ushtarë i UÇK-së.