Kryetari i komunës Rufki Suma prezantoi sot në takimin e kryetarëve te komunave përfituese nga Programi ,, Masat e Efiçiencës së Energjisë Elektrike të financuara nga IPA.
Programi i infrastrukturës ekonomike dhe sociale e komunave dhe projekti masat e efiçiencës së energjisë elektrike sipas instrumentit të asistencës për para-anëtarësim (IPA) është mbështetje e komunave të Kosovës duke u fokusuar në mbështetjen për zbatim të kërkesave të Partneritetit Evropian.
Në këtë takim kryetari i komunës Rufki Suma është njoftuar se Shkolla e Mesme e Ulët ,, Veli Ballazhi “ nga fshati Gorancë është përfituese në këtë projekt.
Duke u bazuar në raportet e auditimit i cili përfshinë të dhënat në lidhje me energjinë e konsumuar ,gjendjen fizike dhe masat të cilat duhet të ndërmerren për përmirësimin e kushteve në këtë shkollë, Komiteti drejtues në përbërje të përfaqësuesve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian , MAPL-së , MZHE-së dhe MAPH-së kanë vendosur që të investohet në këtë shkollë në izolim termik, ndërrimin e dyerëve dhe dritareve të jashtme si dhe rehabilitimin e sistemit ekzistues të ngrohjes dhe ndriçimit .
Zyra për informim