Shkolla Fillore e Mesme e Ulët Ilaz Thaçi” shënoi ditën e shkollës
25/03/2016 00:00
Institucioni më i madhë arsimorë në komunën e Hanit të Elezi, SHFMU ,,Ilaz Thaçi” shënoi ditën e shkollës, ditën e riemërimit me emrin e nxënësit, mësuesit të kësaj shkolle Dëshmorit Ilaz Thaçit.
Shënimi i kësaj dite filloi me homazhë përkujtimorë në fshatin Krivenik nga ana e përfaqësuesëve të komunës së Hanit të Elezit me në krye kryetarin e komunës Rufki Suma dhe stafit udhëheqës dhe arsimorë të SHFMU ,,Ilaz Thaçi”.
Në tubimin përujtimorë në emër të familjarëve i përshëndeti Fitim Thaçi ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma revokoi mbi jetën dhe veprën e arsimtarit dhe Dëshmorit Ilaz Thaçi, ish ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që të shpëtoj fëmijët e shkollës së fshatit Krivenik.
Kryetari Suma tha se ushtria sllavo-maqedonase në pamundësinë për të thyer ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe duke ditur se ndihmë e madhe kësaj ushtrie i vinte nga fshati Krvenik, filloi granatimin e fshatit duke lënë të vdekur mësuesin Ilaz dhe bashkëfshatarët e tij Baki Krasniqi dhe Arif Thaçi , ndërsa gazetari Karem Levton plagoset rënd, në rrugë për në spitalin e Bonstillit vdes. Mësuesi Ilaz vdes por puna dhe vepra e tij do të jetë udhërrëfyese për gjeneratat e reja tha z.Suma.
Manifestimi përkujtimorë e cila u mbajt në hapsirat e SHFMU ,,Ilaz Thaçi” para shumë pjesëmarrësve, familjeve të dëshmorëve, arsimtarëve, përfaqësues të institucioneve të komunës, nxënësve dhe qytetarëve,
Të pranishmëve iu drejtua zv.Drejtori i SHFMU ,,Ilaz Thaçi” Ahmet Bushi i cili tha se SHFMU ,,Ilaz Thaçi” punon që nga viti 1946, punën e filloi me 24 nxënës, kurse sot numëron 1209 nx. të shpërndarë në 46 paralele, ku me ta punojnë 57 mësimdhënës.
Në kuadër të shkollës sonë punojnë edhe paralelet e ndara në Seqishtë , Krivenik dhe Laç.
Duhet cekur se shkolla jonë ka një bashkëpunim me organizatat qeveritare dhe joqeveritare,me komunitetin dhe organet tjera arsimore,dhe punohet në krijimin e kushteve sa më të mira për punë . Ritmi i tillë e punës ka vazhduar edhe këtë vit, mësimdhënësit kanë kryer dhe po kryejnë, trajnimet e nevojshme për zbatimin e Kurrikulës së Re , për mësimdhënje dhe mësimnxënje interaktive, duke përdorur teknika dhe metoda më bashkëkohore për të ngritur cilësinë në arsim si dhe është punuar në ngritjen e infrastrukturës shkollore, ku janë realizuar shumë projekte tha z.Bushi.
zv.Drejtori i SHFMU ,,Ilaz Thaçi” Ahmet Bushi përshëndeti dhe falenderojë, arsimtarin Misim Curri për kontributin 45 vjeçar të dhënë në këtë shkollë, në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave
Shënimi i ditës së shkollë u përmbyll me program kulturor artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.