Hani i Elezit 08.05.2013
Përfaqësues të institucioneve të komunës së Hanit të Elezit, musafirë të ftuar, prindër e nxënës, të komunës së Hanit të Elezit, prezantuan në shënimin e Ditës së Shkollës së Mesme të Lartë “Dardania”.
Me fjalë përshëndetëse pjesëmarrësve në këtë manifestim rasti iu drejtua drejtori i shkollës z.Zyber Xhoni. Ai me këtë rast tha se, shënimi i përvjetorëve të kësaj shkolle për çdo vit e më shumë po shënojmë edhe të arritura në procesin edukativ e arsimorë si dhe investimet e bëra në institucionet shkollore të komunës së Hanit të Elezit në përgjithësi, dhe investimet në Dardani në veçanti.
Me fjalë përshëndetëse në emër të Komunës së Hanit të Elezit pjesëmarrësve iu drejtua nënkryetari i z.Muzafer Dernjani, duke u zotuar për investime të reja dhe përkrahje për arsimin e Komunës së Hanit të Elezit.
Shkolla e Mesme “ Dardania” në Han të Elezit është themeluar me iniciativën e subjekteve politike dhe qytetarëve arsimdashës me 11.06.1995.
Këshilli nismëtarë bëri kërkesën për pavarësimin e kësaj shkolle e cila deri në këtë vit funksiononte si paralele e ndarë e shkollës së mesme ,,Skenderbeu” në Kaçanik.
Me propozim të këshillit të shkollës dhe me vendim të Ministrisë së Arsimit me 10.05.1997 shkolla e mesme në Hanë të Elezit u emërua ,,Dardania”
Shkolla e mesme ,,Dardania“ nga viti shkollorë 2005/06, procesin edukativo arsimorë e zhvillon në objektin e ri e cila ka 2000 metra katrorë me 14 dhoma mësimi dhe hapësira përcjellëse, e pajisur me kabinet të informatikës, donacion nga Banka Botërore, kamera monitorimi, donacion nga Organizata Safer World, pajisje për mirëmbajtje teknike nga Caritas-i i Luxemburgut, ndërsa me projektin e bashkë investimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe USAID-it të gjitha klasët janë të pajisura me projektorë ndërsa arsimtarët me llaptop,gjë që janë krijuar kushtet për zhvillim të procesit arsimorë në frymën e teknologjisë informative moderne.
Për kontributin e dhënë në pajisjen me kabinet të informatikë për Shkollën e Mesme “Dardania” përmes projektit të Bankës Botërore, me “Mirënjohje” u shpërblye Profesorë Mallzum Qajani, për punëtorë arsimorë të vitit shkollorë 2012/13 me “Mirënjohje“ u nderua Profesor Fari Bushi ndërsa për rezultatet e arritura është shpërblyer nxënësja Betime Bushi.
Për nderë të “Ditës së Shkollës” nxënësit e shkollës për këtë rast kishin përgatitur një program kulturorë të cilën e prezantuan para të pranishmëve.
Zyra për Informim
