Shkolla e Mesme e Lartë ,,Dardania “ e Hanit të Elezit me një manifestim rasti shënoi 16 Vjetorin e Ditës së Shkollës.
Përfaqësuesve të institucioneve të komunës së Hanit të Elezit,musafirëve të ftuar ,prindërve e nxënësve, me një fjalë përshendetëse iu drejtua drejtori i shkollës z. Zyber Xhoni.Ai me këtë rastë tha se, shënimi i përvjetorit të gjashtëmbëdhjetë e kësaj shkolle po përputhet me festën e madhe të kombit shqiptarë, atë të 100 Vjetorit të Pavarësisë.
Profesor Fari Bushi, duke prezentuar një historikë të shkurtë të shkollës shqipe në komunën e Hanit të Elezit ,tha se , me iniciativën e subjekteve politike dhe qytetarëve arsimdashës me 11.06.1995 këshilli nismëtarë bëri kërkesën për pavarsimin e kësaj shkolle e cila deri në këtë vit funksiononte si paralele e ndarë e shkollës së mesme ,,Skenderbeu” në Kaçanik.
Me propozim të këshillit të shkollës dhe me vendim të Ministrisë së Arsimit me 10.05.1997 shkolla e mesme në Hanë të Elezit u emërua ,,Dardania”
Shkolla e mesme ,,Dardania “ nga viti shkollorë 2005/06 procesin edukativo arsimorë e zhvillon në objektin e ri e cila ka 2000 metra katrorë me 14 dhoma mësimi dhe hapsira përcjellëse , e pajisur me kabinetë të informatikës donacion nga Banka Botërore,kamera monitorimi,donacion nga Organizata Safer World,pajisje për mirëmbajtje teknike nga Caritas-i i luxembourgut.
Që nga themelimi i sajë numri i nxënësve është rritur vazhdimishtë,nga 231 nxënës në vitin shkollorë 1996/97 në këtë vit vijojnë 481 nxënë për të cilët kujdesen 20 profesorë.
Nxënësit e shkollës për këtë rastë kishin pregaditur një program kulturorë të cilën e prezentuan para të pranishmëve.
Zyra për Informim